Aksidenti me 10 të plagosur në Sauk, detajet e para

Spitali Universitar i Traumës ka bërë me dije se nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Sauk, kanë marrë trajtim mjekësor 10 pacientë, 8 nga të cilët kanë lënë ambientet pasi kanë marrë mjekimin e duhur.

Aktualisht në spital ndodhen vetëm pacienti me iniciale I.A dhe një pasagjere, që po ashtu raportohet se janë në gjendje të mire shëndetësore.

Ndërkohë që Policia e Shtetit proceduar pacientin A.I, i cili dyshohet se është edhe shkaktar i aksidentit mesditën e sotme, pasi hyri kundravajtje me makinën e tij tip “Audi” duke u përplasur me autobusin e Saukut.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A.

Loading...