Aksidenti merr përmasa tragjike: 3 adoleshentët nuk njihen dot nga prindërit

Përmasa tragjike ka marrë aksidenti tragjik në Greqi ku humbën jetën 3 adoleshentë të moshës 15-vjec.

Mes adoleshentëve, ishte edhe një 15 vjecar shqiptar, Enriko Buzani.
3 të rinjtë lanë shkollën për të bërë një xhiro me makinë por shpejtësia e tepërt u mori jetën. Tragjedia ka marrë përmasa edhe më të mëdha pasi prindërit e viktimave nuk kanë arritur të identifikojnë viktimat.

Mediat greke shkruajnë se përplasja ka qënë aq e fortë sa trupat e të rinjve janë dëmtuar dhe njohja e tyre është gati e pamundur./Lajmiifundit.al

Loading...