Aksidenti në autostradën Levan- Vlorë, humb jetën një 18-vjeçar, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Policia e Vlorës ka njoftuar se nga aksidenti që përfshiu tre makina pasditen e sotme në aksin Fier- Vlorë, ka mbetur i vdekur një 18-vvjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur 4 përsona të tjerë që janë në gjendje të rëndë.

“Viktimë një 18-vjeçar dhe katër të plagosur rëndë, policia informacion zyrtar për aksidentin rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore. Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...