Aksidenti në Bullgari! Shoferi tregon momentet e ‘tmerrit’

Ende pa u harruar tragjedia e autobuzit që ngjau pak kohë më parë, përsëritet rasti në Bullgari. Por fatmirësisht pa viktima.

Ahmed Abazi njëri nga shoferët ka rrëfyer rreth asaj se si ndodhi aksidenti.

Autobuzi udhëtonte për në Kosovë rreth orës 4.30 të mëngjesit të sotëm afër qytetit Kjustendill.

Ahmed Abazi tregon se në momentin e aksidentin, përveçse frynte erë, edhe terreni ishte i rrëshqitshëm.
“Kishte shumë erë dhe rruga ishte e rrëshqitshme. Autobusi rrëshqiti, pasi për shkak të dukshmërisë në rrugë nuk e pashë kamionin. Në atë moment, sipas tij, derisa ka tentuar të shmangte ngricën, shoferi ka goditur kamionin.

Siç ka shtuar ai, për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar – përveç kolegut të tij, shoferit, të lënduar lehtë.

“Të tjerët janë të gjithë mirë dhe kanë vazhduar rrugëtimin, përveç meje që jam ndalur për të larguar autobusin nga këtu”. Ai ka thënë se kanë qenë 32 njerëz brenda autobusit, si dhe dy shoferët.

Loading...