Aksidenti në Elbasan-Librazhd, autobusi me nxënës u përplas me makinën, shuhet 22-vjecari

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në afërsi të fshatit Mirakë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një veturë është përplasur me një autobus me nxënës nga Tirana.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 22-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Drejt vendngjarjes janë nisur ambulanca nga Elbasani dhe Librazhdi për transportimin e të plagosurve.

Loading...