Aksidenti tragjik gjatë garave me motora i merr jetën pilotit 14-vjeçar

Piloti i MOTO3, Hugo Millan ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik në MotorLand Aragon. Adoleshenti po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij 13 xhiro nga fundi.

Ai më pas u përplas aksidentalisht nga një tjetër pilot.

Millan mori trajtim urgjent në pistë, përpara se të transportohej me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë.

Por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë ndërsa ai ndërroi jetë tragjikisht.

https://twitter.com/i/status/1419292120901459969

Loading...