Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në futbollin amerikan, ku ka humbur jetën një futbollist 25-vjeçar.
Mbrojtësi i skuadrës, Arizona Cardinals Jeff Gladney ka humbur jetën sot në një aksident tragjik në moshën 25 vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur agjenti i sportistit, Brian Overstreet, i cili tha se “po luten për familjen në këtë moment të vështirë”.
Ish-shoku i skuadrës së Gladney-t në TCU, Jalen Reagor postoi ngushëllimet e tij në Twitter. “Kam humbur vëllain tim, shokun tim më të mirë, krahun tim të djathtë …”, shkroi Reagor.
Loading...