Aksidenti tragjik në Greqi, humb jetën 28-vjeçarja shqiptare

Një 28-vjeçare shqiptare ka vdekur pas një aksidenti tragjik.

Mediat raportojnë se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Athinë-Korinth.

Një 28-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka qenë pasagjere e një motori që është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçarja shqiptare ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i motorit, shtetas grek ka mbetur i plagosur rëndë.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës që u përfshi në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes është lokalizuar nga policia dhe është arrestuar.

Loading...