Aksidenti tragjik në Lushnje, zbulohet identiteti i taksistit dhe pasagjeres që humbi jetën

Zbardhet identiteti I dy viktimave nga aksidenti tragjik i mesdites së kësaj të premteje në fshatin Bubullime në Lushnje.

Ata janë Xhezmi Oshafi 68 vjeç dhe Aurora Basha 22 vjeçe:

Fillimisht u tha se viktimat e aksidentit ishin babë e bijë, por në fakt nuk është kështu.
Konfirmohet zyrtarisht se Oshafi ishte taksist nga Berati e që kishte në përdorim një makinë tip “Toyota”. Ai kishte marrë si pasagjere vajzën 22 vjecare nga Lushnja, Aurora Basha.

68 vjecari ka humbur kontrollin e makinës dhe është rrëzuar nga ura duke u përmbysur në kanal.

Trupa e pajetë u nxorren me vështirësi nga makina dhe u dërguan në morg.

Loading...