Aksidenti tragjik në Shkup – Flet shoferi i autobusit

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital.

Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë.

Ndërkohë që në spitalin 8 shtatori janë pranuar gjithsejtë 33 persona.

Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve.

Shoferit i automjetit i ka shpëtuar aksidentit.

Ndërkaq sipas të dhënave të para nga burime nga Ministria e Brendshme pas marrjes në pyetje të shoferit të autobusit, mësohet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.

Loading...