Aksidenti tragjik në Tiranë, si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve

Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin e rëndë sot në afërsi të TEG-ut ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po merr trajtim mjekësor intensiv.

Sipas burimeve pranë Spitalit të Traumës, shtetasit O.K., A.K, Q.K ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ruçaj pasi ka humbur kontrollin, ka thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda” me drejtues shtetasin Qemal Kurti.

Dy vajza, të cilat ishin pasagjere në automjetin “Audi”, humbën jetën dhe u plagosën 4 të tjerë.

Të vdekur

2 vajza te automjeti “Audi”, të paidentifikuara

Të plagosur

Klevis Rucaj, 24 vjeç, drejtues i “Audit”

Q.K, 60 vjeç, drejtues i “Honda”

Alda Kurti, 51 vjeçe, pasagjere te “Honda”

O.K, 24 vjeç, pasagjer te “Honda”

Loading...