Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, ku tre efektivë të policisë së Kukësit kanë mbetur të plagosur.
Rreth orës 20:10 në aksin rrugor Milot-Morinë në afërsi të një karburanti një makinë me drejtues një 35-vjeçar me inicialet E.A., banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë 3 punonjës policie të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 17.09.2021, rreth orës 20:10, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin E.A., 35 vjeç, banues në Angli është përplasur me automjetin e policisë tip “Ford”, ku për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 punonjës Policie të DVP Kukës, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Mirditës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.