Aksidentoi për vdekje 23 vjeçaren, gjykata liron nga burgu Silvana Muhon

Gjykata cakton masen arrest shtëpie për 22 vjecaren Silvana Muho.

Ky ishte vendimi i gjykatës së rrethit gjyqsor të Vlorës pas seancës së zhvilluar sot në ambientet e Spitalit rajonal të Vlorës.
Seanca është zhvilluar në dhomën 12 atje ku 22 vjecarja Muho po trajtohet me sherbim shëndetësor. Seanca u drejtua nga gjyqtari Enkel Peza ndërsa prokurore e cështjes është Eranda Lazaj.

22 vjecarja Silvi Muho u përfshi në aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në autostradën Vlorë -Levan ku si pasojë humbi jetën 23 vjecarja Anxhela Çapo.

Vajza 22 vjecare pritet ti nënshtrohet një operacioni në këmbë në ditët në vijim.

Loading...