Aksion i madh kundër korrupsionit në Kosovë, arrestohen komandantët e dy pikave kufitare

Po vazhdon aksioni i gjerë i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, burime të Expressit brenda kësaj të fundit thanë se në pranga kanë rënë dy komandantët e dy vendkalimeve kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës.
Përveç tyre IPK ka arrestuar krejt policët që ishin në ndërrim, konfirmuan burimet e Expressit brenda PSRK-së.

Aksioni është duke vazhduar, mirëpo së shpejti pritet që Prokuroria Speciale të dal me një njoftim për media.

Gjatë ditës së sotme pritet arrestimi i mbi 40 zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Express.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, njoftoi IPK.

Loading...