Aksioni antidrogë në Skrapar, si efektivi i Policisë shërbente për shkuljen e kanabisit

Jënë zbardhur detaje të reja ngë operacioni që u finalizua pak ditë më parë në Skrapar ku u zbuluan 28 parcela me kanabis ndërsa ranë në pranga 16 persona, mes tyre efektivë të policisë dhe zyrtar lokal. Burime bëjnë me dije se nga efektivi i policisë Bardhyl Çela, pasi merrte informacion nga eprorët për monitorimet ajrore me dron dhe nga Guardia di Finanza ku tregoheshin parcelat me kanabis, ai shkonte bashkë me një tjetër efektiv për ta shkulur drogën.

Këtë veprim efektivi Çela nuk e raportonte tek eprorët e tij duke bërë që të bashkëpunonte me trafikantët. Kjo është faktuar edhe nga biseda mes dy trafikantëve të cilët kanë pohuar se njëri prej policëve që ishte efektiv qarkullimi kishte shkuar në parcelën e tij dhe e kishte shkatërruar. Bisedat janë zbuluar nga përgjimet.
Në një nga rastet kur efektivët kanë shkuar për kontroll në një nga banesat e personave të dyshuar si pronarë të parcelave, punonjësit e policisë kanë raportuar tek eprorët se prona në fjalë ishte e pastër dhe se nuk kishte lëndë narkotike. Por pas një tjetër kontrolli të zhvilluar pas disa ditësh por nga një tjetër grup punonjësish policie, ka rezultuar se pranë banesës së personit të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës, janë gjeutr disa bimë kanabis në proces tharjeje në një ambient të përshtatur si magazinë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shtunën e kaluar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj 23 personave që akuzohen se mbillnin hashash në zonën e Skrapatit. GJKKO, më përfundim të seancës pranoi kërkesën e SPAK, duke lënë në burg 16 persona, 4 u lanë në arrest shtëpie dhe ndaj tre të tjerëve u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Ndërkohë, që nën masën e sigurisë arrest me burg, do të qëndrojnë edhe 4 efektivët e stacionit të policisë Skrapar. Në total janë sekuestruar 5045 bimë narkotike të llojit kanabis, si dhe 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar.

Gjatë periudhës gusht-shtator të vitit të kaluar, në zonën e Skraparit policia asgjësoi 4147 rrënjë kanabis. Këto raste, fillimisht janë hetuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pasi kishin marrë informacion se efektivë policie të Skraparit ishin të implikuar në kultivimin dhe trafikimin e drogës. Më pas hetimet i kaluan Prokurorisë së Posaçme, e cila pas 7 muajsh hetime, goditi kete grup kriminal.

Loading...