Aksioni për prishjen e disa objekteve në bregdetin e Jalës, tensione mes qytetarëve dhe policisë

Prej disa ditësh IKMT ka nisur aksionin për prishjen e disa objekteve në bregdetin e Jalës, por një aksion i tillë është shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë. Banorët shprehen se ata janë pronarë të ligjshëm të këtyre pronave, por këto prona po prishen nga shteti pa marrë parasysh asnjë dokument që ata kanë. Banori i Jalës i cili sheh pronën e tij që po shembet, i ulur poshtë pemës, shpërthen në lot. Ndërsa restoranti shembej fillon e qan me ngashëri. E ëma e tij rreth 80 vjeç fillon e ngushëllon. Në sfond dëgjohen mallkimet për qeverinë dhe kryeministrin.Fjalë dhe mallkime zemre të banorëve që shohin se jeta e tyre po u shembet përpara syve.

Ndërkohë përfaqësues të Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit thonë se po zbatojnë vendimin e Gjykatës duke i konsideruar këto ndërtime si të paligjshme. Fotaq Bala, një banor i zonës duke folur për “FaxNews” ka shpërthyer në lot në momentin kur fadromat i shembin biznesin e tij, ndërsa ka treguar edhe bisedën në telefon me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij Rama ishte në dijeni se biznesi i tij ishte me dokumentacion të rregullt por sërish e shembi.

Edi Rama më ka marr 3 herë vetë në telefon. Nxirrni tablatet e telefonit të kryeministrit. Më ka thënë e di që keni letra por prapë do ua prish shtëpitë. Nxirrni tablatet dhe vërtetoheni,. Cfarë shteti jemi ne? Na tha e dini që keni dokumenta por do ja u prish sepse ashtu ja do qefi atij dhe nuk pyet për asnjë ai është mbreti. Ku të kërkojmë ndihmë? Këtu asgjë nuk funksionon…as vendimi i gjykatës. Ka ngelur të bëjmë vetëgjyqësi.

Loading...