Policia e Korçës ka bërë me dije se gjatë ndeshjes së ditës së djeshme midis Skënderbut dhe Partizanit dy persona kanë kryer akte të dhunshme dhe si pasojë janë ndaluar.
Për V.K 54-vjeç është vendosur masa e arrestit me burg ndërsa 17-vjeçari I.J është proceduar në gjendje të lirë.
Korçë
Kryen veprime të dhunshme gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Skënderbeu”, arrestohet në flagrancë 1 shtetas si edhe procedohet penalisht 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K., 54 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. J., 17 vjeç, banues në Korçë.
Dy shtetasit e mësipërm, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu-Partizani, zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të dhunshme duke thyer stolat e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë, si dhe kanë prishur qetësinë publike duke hedhur në fushë lëndë piroteknike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.