Aktivistja nga Kosova mesazh vajzës që tradhëtoi: ‘S’ke bërë asgjë të keqe. Bëhu aktiviste dhe çliro vajzat e tjera’

Aktivistja nga Kosova, Zana Avdiu ka një mesazh disi të pazakontë për vajzën nga Librazhdi, e cila u kap duke tradhëtuar bashkëshortin në shtëpinë e prindërve të tij.

Avdiu e ka ftuar vajzën nga Librazhdi të bëhet aktiviste dhe “të çlirojë edhe vajzat e tjera” që kanë të njëjtën jetë si ajo. Madje aktivistja avdiu është shprehur se vajza “s’ka bërë asgjë të keqe”.

“Më vjen keq që po merret përmend dhe po përmendet që vajza mund ta lëshojë shtetin. Jo vajza nuk duhet të largohet nga shteti.

Vajza duhet të jetë edhe më e fortë se ka qenë, sepse ajo s’ka bërë asgjë të keqe.

Ajo ka vendosur për veten e saj, dhe unë e ftoj nga kjo studio të jetë një aktiviste e denjë që të çlirojë edhe vajzat e tjera. Mos u dorëzo para presionit të shoqërisë, para moralistëve. Vazhdo e lirë dhe çliroi të gjitha vajzat dhe gratë që e kanë jetën si tënden”, deklaroi aktivistja në emisionin “Opinion”.

Loading...