Aktori Florjan Binaj nuk do të jetë në turneun e “Portokallisë” nëpër qytete

Ditët e fundit në media është përfolur për një largim të mundshëm nga Portokalli i aktorit të humorit Florjan Binajt, si edhe i mikut të tij Ledio Lakos.

Kjo pas një deklarate të Ledios në emisionin ‘Thumb’, ku ky i fundit tha se ‘jeta është e çuditshme’ dhe se ‘nesër mund të ikin edhe të dy nga Portokallia’, ndërkohë që Flori me shaka i tha do ikim.

Mirëpo si duket kjo shqetësoi fansast, të cilët kishin vënë re mungesën e Florit në turin e spektaklit ‘Verë dhe Portokalle’, duke aluduar edhe më tepër për një largim nga Portokalli.

Për këtë ka reaguar së fundmi aktori, i cili në një postim në Facebook, sqaron se për arsye personale dhe profesionale nuk do të jetë në turne, por nuk do të largohet nga spektakli.

‘Të dashur miq, mikesha dhe fansa. Për arsye personale dhe profesionale nuk do jem në turneun e ‘Portokallisë’ nëpër qytete. Suksese të gjithë kolegeve dhe kolegëve. Portokallia është gjëja më e bukur që ndodh në çdo qytet këtë verë’, shkruan aktori shumë i dashur për publikun.

Loading...