Aktori Gaz Paja flet për përplasjen e presidentit tek FRD, i del në mbrojtje bashkisë

Aktori Gaz Paja ka reaguar një ditë pas përplasjes mes presidentit Ilir Meta me policët e bashkisë, për zyrat e FRD. Në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj, Paja tha se Tirana ka bërë shumë ndryshime.
“E shoh përditë ndryshimin dhe do përpiqem t’ju inkurajoj me gjithë forcën që më karakterizon, që të bëni këto punët e mira. Kurajo, ne na keni nga pas! Artet marciale të bëhen sa më pak, të bëjmë këtë që ju keni nisur. Po flisnim me Vikenën: Na janë bërë gjithë këto gjëra interesante këtej vërdallë, tha, s’jemi takuar. I kemi këto të mira vërdallë, t’i shfrytëzojmë. Nuk mbaron tek bërja e punës. Është detyra jonë më pas ta mirëmbajmë dhe t’i çojmë më tutje. Kështu që, të gjithë ne të bëjmë punën tonë. Kush është e mira, është tashmë e qartë. Të gjithë e dimë këtë gjë, le t’i japim edhe ne dorën tonë”, deklaroi ai.

Loading...