Reagon aktori i humorit Juljan Deda ne rrjetin e tij social facebook lidhur me shume mesazhe te ndjeksave, derguar ne adresen e tij komplimenta dhe vrejtje.
Aktori eshte fokusuar te vrejtjet dhe dy prej tyre ju kthen pergjigje.
“Me komplimentat nuk dua te merrem, perveçse falenderoj nga zemra secilin qe i dergon. Dua te ndalem te verejtjet dhe tek pikerisht dy prej tyre. Ju mund te thoni, “si mor burre e merr mundimin te shkruash diçka vetem per dy persona?”, patjeter, sepse per mua çdo spektator vlen.”- Shkruan nder te tjera aktori i humorit
“Reago ndaj padrejtesive, me te cilat ndeshesh çdo dite dhe s’ke fuqi t’i japesh zgjidhje, ndersa humorin shikoje thjesht si diçka argetuese, qe te ndihmon te qetesohesh. Qetesohu i dashur spektator, qetesohu dhe shijo.Respekte” – E perfundon statusin e tij Deda.
Statusi i plote:
Klanifornia u pa ne mase mbreme prandaj ne inbox-in tim kane ardhur qindra komplimenta dhe verejtje. E kam thene edhe here tjeter, qe eshte e pamundur te besh diçka qe ti pelqeje te gjitheve, vetem Zoti eshte perfekt.
Me komplimentat nuk dua te merrem, perveçse falenderoj nga zemra secilin qe i dergon. Dua te ndalem te verejtjet dhe tek pikerisht dy prej tyre. Ju mund te thoni, “si mor burre e merr mundimin te shkruash diçka vetem per dy persona?”, patjeter, sepse per mua çdo spektator vlen.
Dikush me shkruan i indinjuar, duke me kerkuar llogari se pse une ne nje nga skeçet perdor fjalen “perdhunim” dhe “porno”, me pretekstin se nuk ka se si t’ja shpjegon femijeve keto terma. Nje tjeter me kerkoi te mos tallem me prifterinjte, sepse sipas tij nese une luaj nje rol prifti quhet tallje.
Atehere, persa i perket prifterinjve, pa merak, nuk i vjen e keqja nga nje imitim, eshte po aq njerezor sa vete prifti. Imitimi eshte vleresim dhe kurrsesi denigrim apo tallje.
Ajo qe me shqeteson eshte, qe ka akoma njerez normal qe fjalet “perdhunim” dhe “porno” i konsiderojne banalitet.
I dashur spektator, “perdhunim” eshte nje fjale shqipe e paster, qe duhet marre shume seriozisht, aq me teper per kohen e pasigurte, ne te cilen jetojme. Mund t’ja shpjegosh edhe femijeve se si te ruhen nga njerez qe ushtrojne dhune, si verbale ashtu edhe fizike. Shpjegoji se njeriu, gjithe jeten e tij eshte i rrethuar me lloj lloj dhunuesish, prandaj edukoje te beje kujdes. Bej qe femija yt ta njohe si term, qe neser te mos jete vulnerabel ndaj fenomenit.
Persa i perket fjales “porno”, bjeri shkurt, thuaji qe eshte nje zhaner kinematokrafik, kemi filma drame, filma komedi, filma horrorr, filma vizatimore por kemi edhe filma porno.
Nejse pertej shpjegimit, duhet te dish i dashur spektator se femijet tane, jane ndryshe nga ne dikur, jane shume me te informuar se ne. Prandaj eshte me mire te flasim hapur me ta. Prandaj mos u shqeteso nga “banaliteti” qe degjon nga aktoret e humorit por shqetesohu dhe reago fort kunder ndyresirave qe te shkelin çdo dite. Reago ndaj padrejtesive, me te cilat ndeshesh çdo dite dhe s’ke fuqi t’i japesh zgjidhje, ndersa humorin shikoje thjesht si diçka argetuese, qe te ndihmon te qetesohesh. Qetesohu i dashur spektator, qetesohu dhe shijo. Respekt.
A.A @laberianews