Aktori i humorit Muharrem Hoxha prej 2 muajsh është karantinuar në qytetin e Pogradecit.
E së fundmi ai ka realizuar një parodi për situatën në të cilën gjendet vendi ynë prej Covid-19.
Hoxha e ka titulluar parodinë e tij “E kruajta vetë” dhe ia dedikon një të moshuari që shkel rregullat e izolimit dhe merr 100 mijë lekë gjobë.
“Mora gjobë 100 mijë lekë, desh më iku mendja krejt. Futa veten në siklet e ku ti gjej gjithë ato lekë. Qysh t’ia bëj unë vaj medet vajta dhe e kruajta vetë, ”- këndon Muharrem Hoxha ndër të tjera.
Loading...