Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nuk i kursen aspak kritikat për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
Në një postim të fundit në Isntastory, Rezarti ka reaguar pas lajmit në lidhje me ish-stadiumin Qemal Stafa, i cili do të quhet “Air Albania” sikurse vetë emri që mban kompania ajrore shqiptare.
Ai ka publikuar një foto të Qemal Stafës ku mbi të shkruan: “Për ca lek përdhosën emrin tënd o i nderuar Qemal Stafa!!!!!!! Vdiqe me nder o i madh Qemal! Ne po na vrasin për së gjalli.
Ike nga stadiumi, madje edhe nga Gjimnazi do të heqim se kanë paguar lekë edhe aty”.
Loading...