Aktori i njohur Bes Kallaku ka përcjellë urime të veçanta për Pashkë, i cili ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqet duke u lutur, ka theksuar se mesazhi është i qartë se “zoti është dashuri dhe asgjë nuk është më e vlefshme se sa dashuria në besim brenda familjes”.
“Gëzuar Pashkët miq. Në këto ditë të mbyllura me familjen, mendoj se mesazhi është i qartë se zoti është dashuri dhe asgjë nuk është më e vlefshme se sa dashuria në besim brenda familjes. Zoti ju ruajtë secilit. Atij i takon lavdia përjetë. Bekime”, ka shkruar Besi në foton e fundit, ku hsiht duke u lutur.
Bes Kallaku është një nga artistët që gjithmonë e ka treguar hapur besimin që ka në zot, si dhe vazhdimisht ka përcjellë mesazhe të rëndësishme.