Aktori Olsi Bylyku uron/ Dhuroni dashuri në këtë atmosferë festash

Teksa atmosfera festive i ka përfshirë që të gjithë, nuk mungojnë as kartolinat e urimit.

Për këto Krishtlindje, aktori i humorit Olsi Bylyku, ka publikuar disa fotografi-kartolinë bashkë me të dashurën e tij.

Ai dhe Egli Tako shihen në pyll pranë një zjarri, në momente tejet romantike dhe në fotografi të realizuara mjaft bukur.

“Dhuroni dashuri në këtë atmosferë festash ? GËZUAR”, shkruan Olsi. Ndërkohë Egli i shoqëron fotot me fjalët, “Në këtë prag festash, ju dëshirojmë vetëm dashuri, dritë e ngrohtësi për secilin prej jush! Urimet më të ëmbla, nga zemrat tona drejt tuajave! Gëzuar Krishtlindjen, Ho Ho Ho!”

Loading...