Aktori që e imiton tek Portokallia ‘përballet’ me Palomën

Aktori Irgen Çela imiton ish-konkurrenten e “Big Brother Vip”, në programin argëtues “Portokalli”.Tashmë që Paloma ka dalë nga shtëpia e “Vëllait të Madh” dhe ka parë si është imituar, tregon si iu duk. Ajo dhe aktori ishin sot të ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ku mes batutash i tha Irgenit: “Të paktën m’i bëj vetullat pak më të trasha”.

Aktori: Kemi parë një foto dhe aty jemi bazuar.

Paloma: Atëherë do të të sjell një foto tjetër.

Aktori rrëfen se e ka pranuar me kënaqësi këtë rol: “Paloma është shumë energjike, edhe unë jam energjik, flasim shumë. Dhe sidomos, të dy i kemi këmbët shumë të bukura, ngjajmë te kjo pjesë”.
Më tej, Paloma shprehet se është penduar për disa gjëra që ka bërë në shtëpinë e “BBV”: “Nuk do isha më motër e vëlla me asnjë. Edhe debati mes Ilirit dhe Donaldit na ka penalizuar. Unë u mundova shumë t’i sheshoja gjërat, por nuk ia dola dot. U penalizuam ne të tjerët. Nuk do të isha më aq e afërt me asnjë”.

Loading...