Aktori shqiptar vrau gruan dhe më pas veten duke u hedhur nga dritarja, Policia zbardh ngjarjen e rëndë

Policia në New York ka mbyllur hetimet për vdekjen e çiftit shqiptar, të cilët në Gusht të këtij viti u gjetën të pajetë jashtë apartamentit të tyre në Bronx.

Autoritetet kanë dalë në konkluzionin se ngjarja ishte v rasje dhe vetëvr asje.

Kjo pasi sipas policisë, 35-vjeçari Florind Belliu e goditi bashkëshorten e tij Ornela Shehi me çekiç përpara se ajo të binte nga kati i 6 i apartamentit ku jetonin, mëngjesin e 6 Gushtit.

Siç shkruajnë mediat amerikane, ajo që mbetet e paqartë është nëse 28-vjeçarja ra nga dritarja apo u shty nga Belliu, i cili u hodh vetëm pak momente më pas.

Vetëm pak çaste para rënies, fqinjët thanë se kishin dëgjuar të bërtitura. Në momentin e ngjarjes së rëndë në shtëpi ndodheshin edhe dy djemtë e vegjël të çiftit. Fqinjët treguan po ashtu se kishin dëgjuar njërin prej tyre të thërriste “Mami! Mami!”, në momentin që ata ranë nga kati i 6.

Sipas policisë, fëmijët nuk ishin në gjendje të jepnin të dhëna që mund të ndihmonin autoritetet për të zbardhur se çfarë çoi në ngjarjen e rëndë. Florind Belliu ishte me profesion aktor./shqiperiaime

Loading...