Pas operacionit të vështirë që bëri para disa javësh, aktorja Adriana Matoshi ka reaguar sërish duke shprehur mirënjohjen për këdo që e mbështet.
Në një postim ku shfaqet me fasho në kokë dhe e shtrirë në krevat, ajo shkruan:
“Faleminderit që po më shkruani e po më telefononi per të më pyetur për shëndetin. Më shumë po rri duke fjetur dhe duke pushuar, shumë pak në telefon dhe është e pamundur që t’i hap të gjitha mesazhet. Ma bëni hallall! E di që më kuptoni edhe nga brendësia e shpirtit ju jam mirënjohëse e shumë falenderuese”.
Ndër të tjera nuk heziton të reagojë ndaj banorëve të Big Brother, me të cilët Arjola ka pasur debate të ashpra gjatë këtyre ditëve.
“Kur t’bohen vogëlushët bashkë për me fol për Arjolën, se c’më kap një e keshme. Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit kur e ndjeni fituesen. Kënaquni edhe pak zemrat e vogla e tani ju ftojmë me festu për Arjolën. Arjola është fituesja e shumë zemrave të sinqerta dhe e njerëzve të drejtë. Juve ju doli boja me sabah”, shkroi Adriana.