Aktorja Delinda Disha hap zemrën dhe flet për humbjen e binjakëve të saj

Aktorja e humorit Delinda Disha, ndau disa muaj më parë me ndjekësit lajmin e trishtë të humbjes së dy binjakëve të saj.

Me anë të një postimi në “Instastory”, ajo tregoi për humbjen e binjakëve që do të sillte në jetë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkroi Delinda në postimin e saj në muajin mars.

Aktorja ka nisur së fundmi në Egjipt pushimet me partnerin dhe djalin e saj. Delinda nuk i ka harruar ndejkësit dhe ka zhvilluar një ‘Q&A’ në InstaStory.

Mes shumë pyetjeve një ndjekës e ka pyetur Delindën për humbjen e binjakëve të saj: “Si e kalove kaq lehtë situatën kur humbe bebushat? Duket sikur çdo gjë shkon shumë mirë”– i shkruan ndjekësi.

Aktorja ka rrëfyer se atë periudhë nuk e ka kaluar mirë. Ajo ka shtuar se dhimbja e humbjes së binjakëve është një dhimbje që jeton me të.

“Nuk e kam kaluar mirë fare vuajta shumë. Është dhimbje që jeton me mua. Ishin 2. Jeta vazhdon kam Dasantinin, Eldon, familjen time, motrat, shumë njerëz që kanë nevojë për mua dhe dashurinë që i fal unë”- ka shkruar aktorja.

Loading...