Aktorja e njohur bën deklaratën e papritur: ‘Jam e gatshme ta lë Klanifornian, nëse…’

Cubi Metkaj është një nga aktoret e cila ka shumë vite pjesë e emisioneve të humorit në ekranet shqiptare.

Aktorja së fundmi është e vendosur në emisionin e përjavshëm “Klanifornia”. Por siç duket një pasion i saj përpos spektaklit është edhe teatri.

E ftuar në “ABC-ja e mëngjesit” ajo foli mbi projektin e saj të ri ku është bërë pjesë. Bëhet fjalë për komendinë më të re që u dha në Skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kukulla”.

Metkaj në këtë realizim teatral mban rolin kryesor, atë të kukullës. Për të realizuar këtë rol aktorja u shpreh se i ishin dashur disa muaj palestër për tu “dobësuar” për t’iu përshtatur personazhit. Ndër të tjera ajo u shpreh se kjo dalje për të ishte një emocion i madh, pasi ngjitej në një skenë teatri pas katër vitesh.

“Kam 6 muaj që bëj palestër për këtë rol. Pas katër vitesh rikthim në teatër, shfaqja e fundit ka qenë në Teatrin Kombëtar.

Kisha shumë emocione, një ndjesi të çuditshme, më dukej sikur dilja për herë të parë në skenë. E kisha harruar pak impaktin me publikun“,-u shpreh aktorja.

Duke qenë se Cubi për momentin është e angazhuar diku, ajo u ngacmua nga moderatori nëse do ta linte “Klanifornia-n” për teatrin. Aktorja u shpreh e prerë dhe nuk hezitoi të jepte një përgjigje, duke treguar se nëse i ofrojnë një vend në teatër, ishte e gatshme ta linte spektaklin.

“Pse jo, nuk i dihet asnjëherë,”-ka përfunduar Cubi.

Loading...