Aktorja e njohur, gjendet pa jetë në apartament

Mediat vendase lajmerojne se aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç, është gjetur sot e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Lajmi raportohet nga mediat vendase, të cilat nuk japin detaje për shkaqet.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

Loading...