Aktorja e njohur: Vuaj nga skleroza multiple

Hollivudit, Selma Blair njoftoi sot se ishte diagnostikuar me sklerozë multiple.

“Kam sklerozë multiple… Jam e pamundur… Kujtesa ime është e mjegullt… “, shkruan  Blair në Instagram.

Aktorja 46-vjeçare shton se ishte diagnostikuar në gusht nga neurologu Jason Berkley.

“Kisha simptoma prej vitesh, por nuk i kisha marrë seriozisht… Kjo ndoshta edhe para 15 vitesh”, thekson Blair.

Skleroza multiple është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor qendror dhe për të nuk ka një kurë të njohur.

Blair ka shkëlqyer në filmat “Cruel Intentions,” “Legally Blonde” dhe “Hellboy”./ a.jor.

SAN FRANCISKO, 21 tetor /ATSH-DPA/

Loading...