Aktorja Rita Lati: “Nuk i shoh kurrë skeçet e mia”

Rita Lati është një nga aktoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm. 

Ajo ka pasur një karrierë të suksesh,e dhe po aq të vështirë ku i janë besuar role të ndryshme në skena të rëndësishme.

Së fundmi Rita ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “E Diell”. Ajo ndau shumë detaje nga jeta e saj personale dhe atë profesionale.

Ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte pendimi i saj në lidhje me punën që ka bërë në të kaluarën. 

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti i cili njihet për pyetjet e tij ngacmuese, nëse ishte penduar për ndonjë nga skeçet e humorit që ka realizuar në të kaluarën, Rita i përgjigjet kështu: “A ka? Sa ka thuaj më mirë. Ka aq shumë sa nuk di ku të futem.

Nuk i shoh kurrë skeçet e mia”. Rita u shpreh se kishte shumë nga skeçet e saj humoristike që i vinte turp t’i dëgjonte sërish.

Përsa i përket pyetjeve rreth dëshirës së saj për fëmijë të tjerë përveç moderatores së njohur Roza Latit, ajo tregoi se nuk e kishte menduar kurrë të kishte fëmijë tjetër sepse donte të ishte e përqëndruar vetëm te ajo.

Kujtojmë se prej disa vitesh, Rita Lati është tërhequr nga skena e humorit, dhe është përqëndruar vetëm tek karriera e vajzës së saj Rozës.

Loading...