Aktorja seksi tropojane: I bashkohem Ramës për mandatin e tretë

Aktorja seksi nga Tropoja, Arjola Demiri, ka deklaruar publikisht prirjet e saj të majta dhe mbështetjen për Kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se i bashkohet Edi Ramës, për të siguruar një mandat të tretë.

Ajo thotë se vjen nga një familje me gen të djathtë, por e akuzon këtë palë politike për braktisje të vendit të saj.

“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mi, po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija. Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mi. I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkëjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin. Me shumë dëshirë, ndërgjegje e vendosmëri do jem me ju në fushatë. Jam e lumtur të jem perkrah jush, që keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni të jeni kampion”, thotë Arjola.

Kujtojmë se pak kohë më parë ajo ishte pjesë e filmit “I Love Tropoja”, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ndërkohë që prej kohësh është pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”. /noa.al

Loading...