’News 24’’ zbuloi dosjen e Prokurorisë për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e Marsida Qatjas.
Toçi akuzohet se ka përdorur kokainë disa orë para vrasjes së Dritan Haxhollit. Ai mbërriti në banesën e gruas në orën 20:30 dhe brenda 30 minutave ka dalë e ka hyrë sërish në banesë me doza kokaine, të cilën e mori nga banesa e vëllait të tij. Mësohet se në banesën e Marsidës janë gjetur alkool dhe lëndë narkotike.
Organi i akuzës shton se viktima Haxholli është ftuar në banesë nga Marsida Qatja. Kur ka parë oficerin Toçi ai ka shkëmbyer fjalë me të, ku mësohet të ketë thënë: ‘’Pse ma bën ti këtë?’’
Nga ana tjetër, Prokuroria këmbëngul se Toçi nuk e ka vrarë për vetëmbrojtje Haxhollin.
Prokuroria kërkon që vëllai i Bledar Toçit të dënohet me ‘’arrest me burg’’, teksa në banesën e tij u gjetën disa doza kokaine gjatë arrestimit të Toçit nga uniformat blu pas ngjarjes.