Akuzohen për dhunë seksuale ndaj një 23-vjeçareje shqiptare/ Merret vendimi i rëndë për ish-sulmuesin e Realit të Madritit Robinho dhe shokun e tij

Dënohet me 9 vite Robinho.

Gjykata e Kasacionit të Romës ka vendosur 9 vite burg për ish-sulmuesin e Real Madrid dhe Milan, Robinho dhe mikun e tij Ricardo Falco.

Ata akuzohen për dhunë seksuale ndaj një 23-vjeçareje shqiptare.

Ankesa e paraqitur nga avokatët e ish-lojtarit të Milanit, të cilët e kishin cilësuar marrëdhënien si “konsensuale”, u refuzua.

Gjykata në Romë dha një dënim të formës së prerë, pa vend për apelime të mëtejshme me fillimin e menjëhershëm të dënimit.

Drejtësia italiane duhet të paraqesë një kërkesë formale për ekstradimin e Robinhos dhe mikut të tij në Brazil, e cila më pas duhet të nisë një vlerësim të brendshëm.

Loading...