Akuzohet për përdhunimin e tri grave, aktori i Hollywood rrezikon 45 vite burg

Aktori i njohur, Danny Masterson, rrezikon të dënohet me 45 vite burg, pasi akuzohet për përdhunimin e tri grave 20 vite më parë. I njohur për rolin e tij tek “That 70s Shoë”, Masterson duket se nuk ka shumë shpresa. Gjyqtarja e çështjes urdhëroi që të gjykohej për tre akuza, ndërsa prokurorja paraqiti provat e saj, që përfshinin dëshmi dramatike dhe emocionale nga tre gra, që morën guximin për të thënë se Masterson i përdhunoi në vitin 2001 dhe 2003.
se Masterson kishte marrëdhënie seksuale konsensuale me gratë dhe se ai do të provonte pafajësinë e klientit të tij. Mesereau nuk pranoi të komentonte mbi vendimin e gjyqtarit jashtë gjykatës. Gjatë seancës, Mesereau sfidoi në mënyrë të përsëritur gratë për mospërputhje në historitë e tyre që kur thanë vitet në të cilët ishin përdhunuar.

Gjykatësi tha se shpjegimet e grave janë të besueshme dhe se mësimet e kishës i kanë ndaluar ato të mos raportonin akuzat në polici për vite me radhë.

Loading...