Akuzohet për plagosjen e biznesmenit në Sarandë, një nga autorët me precedent penal

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e 35-vjeçarit dhe 33-vjeçarit në Sarandë mëngjesin e sotëm. Mësohet se një nga autorët e dyshuar për plagosjen e dyfishtë, shtetasi Redjan Hadëri, rezulton emër i njohur për policinë. Mësohet se Hadëri, në vitin 2017 ka qenë i arrestuar për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
Kujtojmë se biznesmeni Spiro Iljadhi u plagos sot dhe aktualisht është në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën. Gjatë sulmit u plagos edhe një kalimtar, në mënyrë aksidentale. Ai është ën gjendje të mirë shëndetësore.

Loading...