Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 47-vjeçari i shpallur në kërkim në Fier (emri)

Policia e Fierit njoftoi mëngjesin e sotëm se ka arritur që të arrestojë një nga të shpallurit në kërkim, për vrasjen në tentativë të regjistruar në gusht të 2020. Bëhet fjalë për Viktor Elmanaj, banues në Patos. Blutë bëjnë me dije se mbi 47-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash.
“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, pas informacioneve të mara në rrugë policore dhe veprimeve operacionale, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i një prej personave të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim V. S., 47 vjeç, banues në Patos. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Loading...