Alarm në Itali, Venecia përmbytet për herë të tretë

Sheshi ikonik i Venecias, Shën Marku, u mbyll të dielën ndërsa qyteti historik u përball me përmbytjen e tretë të madhe në më pak se një javë, ndërsa shiu thuajse gjunjëzoi pjesën tjetër të Italisë me paralajmërime për motin të lëshuara në Firence dhe Piza.

Niveli i ujit në Venecia arriti 150 centimetra, e ndonëse më i ulët se ai i regjistruar të martën, 187 centimetra, më i larti në një gjysmë shekulli, ishte sërish i rrezikshëm.

Për kryebashkiakun, Luigi Brignaro, qyteti është gjunjëzuar.

Në ditët në vijim, niveli i ujit në qytetin mbi lagunë pritet të qëndrojë në një maksimum prej 110 cm, çka do ti japë autoriteteve dhe qytetarëve mundësinë për të vlerësuar dëmet.

Ndërkohë në jug të vendit, në Toskana, u lëshua një paralajmërim për përmbytje si pasojë e tej fryrjes së lumit Arno.

Ushtria italiane postoi në tëitter foto të paratrupave që ndihmonin në thellimin e shtratit të lumenjve në Piza, me autoritetet që monitoronin situatën edhe në të njëjtin lumë në Firence.

Në 1966 përmbytjet thuajse rrënuan margaritarin e rilindjes, Firencen, duke i marrë jetën 100 personave dhe duke shkatërruar mijëra vepra të çmuara arti. Të dielën, njësitë e mbrojtjes civile në Firence këshilluan qytetarët të mos qëndrojnë pranë brigjeve të lumit arno./tch

Loading...