Alarm nga Prokurori italian: “Ma.fia shqiptare po njeh rritje”

Në një intervistë për median italiane “La Sampa” Prokurori i Antimafies në Itali, Nicola Gratteri, ka dhënë sërish alarmin për rritjen e veprimtarisë kriminale të mafies shqiptare në territorin italian.

Jo vetëm kaq, por Gratteri tha se mafia shqiptare ka shtuar bashkëpunimin me mafian kalabreze “La Ndrangheta”.

“Ndragheta po vepron gjithnjë e më shumë në veprimtarinë e trafikut të drogës. Ata e kanë kaq të lehtë të gjejnë klientë.

Klientët në tërësi janë më shumë të rinjtë, konsumues të lëndëve narkotike. Të interesuar për drogë janë më shumë studentët, por konsumohet drogë edhe në festa.

Droga që ata përhapin më shumë është kokaina. Madje, Ndragheta e ka kthyer kokainën në monopol.

Për sa i përket mafias shqiptare, ajo po njeh rritje të pandalshme.

Organizatat mafioze të shqiptarëve po dëgjohen përditë dhe nuk ka vetëm në Itali.

Shqiptarët kanë ngritur rrjete të trafikut të drogës dhe në vende që dikur për ta nuk imagjinoheshin si në Holandë dhe shtete të Amerikës Latine”, tha Gratteri.

Loading...