Alarm për bombë në Paris, evakuohet Harku i Triumfit, banorët nën terror

Në Paris ditën e sotme është evakuar zona pranë monumentit të famshëm në Paris pas një alarmi për bombë.

Harku i Triumfit në Francë është rrethuar nga policia franceze ku kjo e fundit ka kryer edhe evakuimin e zonës.
Mësohet se alarmi është dhënë pasi disa kalimtarë të rastit kanë hasur në disa çanta të mbushura me municione që ishin braktisur pranë monumentit ikonik.

Po ashtu si pasojë janë bllokuar edhe stacionet e metrove dhe sipas mediave të huaja do të evakuohen.

Situata në Francë prej ditësh përkeqësuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte nxjerrë në vende publike karikaturat e Profetit Muhamed.

Loading...