Alarm për bombë në spital, stafi mjekësor vëren send të dyshimtë në xhepin e pacientit

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës.
Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga stafi mjekësor e ka në xhepin e jaknes së një pacienti.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie”- thuhet në njoftimin e policisë. express

Loading...