Sipas policisë franceze, lidhjet mes radarit dhe avionit u ndërprenë ndërsa aeroplani fluturonte mbi Kanalin Anglez pranë farit të Casquets. Në bordin e Piper Malibu dyshohet se ishte vetëm sulmuesi 28-vjeçar dhe piloti. Një operacion i madh kërkimi është duke u zhvilluar për avionin e lehtë, në Alderney në Ishujt Channel.
Policia e Guernsey zbuloi se Piper Malibu, një aeroplan vetëm me një motor që mund të mbajë pesë pasagjerë, është zhdukur që nga ora 20:30 të hënën në mbrëmje. Dhe tani policia franceze i ka thënë AFP se ata besojnë se sulmuesi argjentinas ishte në bord.
Aeroporti i Cardiff konfirmoi se avioni do të mbërrinte nga Nantes por një zëdhënëse tha se nuk kishte detaje të mëtejshme.
(BalkanWeb)