Akoma alarm i kuq për përmbytjet dhe motin e keq në Emilia-Romagna në Itali.
Sikur të mos mjaftonte kjo, parashikimet paralajmërojnë më shumë shi me një ciklon të dhunshëm që vjen nga Tunizia, sipas mediave italiane.
Në të gjithë provincën e Ravenës, 27,775 persona u evakuuan si masë paraprake dhe për momentin zona e qytetit të evakuuar është e barabartë me 16% të totalit të bashkisë.
Giorgia Meloni mund të largohet herët nga samiti i “G-7” në Hiroshima dhe të kthehet në Itali për të ndjekur nga afër urgjencën.
Në Piemonte është vënë në lëvizje struktura e mbrojtjes civile dhe kryebashkiakët po përgatiten të përballen me emergjencën.
Numri i të vdekurve u rrit në 14 të premten, ndërsa të zhvendosurit janë mbi 15 mijë. Balta detyroi mbylljen e 500 rrugëve. Kaosi vazhdon.