Sipas analistëve shpërthimi i djeshëm në malet e Iranit është dëgjuar deri në Teheran dhe ka ndodhur në zonën e sistemeve të fshehura të tuneleve dhe bazave për prodhimin e raketave.
Është ende e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht orët e para të mëngjesit ditën e djeshme, por nga shpërthimi është parë një “top zjarri” mbi qiellin e Teheranit.
Në qytetin pranë zonë janë dridhur edhe ndërtesat nga lëkundja e fortë si pasojë e shpërthimit.
Deri më tani zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit por nuk ka viktima.
Shqetësimi ka arritur në çdo vend të botës për shkak se akoma nuk është sqaruar se për çfarë gazi bëhej fjalë dhe për çfarë po përdorej në atë zonë.