Vokshi thotë ndër të tjera se Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin, ndërkohë që shton se qeveria e kryeministrit, Edi Rama është vënë në shërbim të oligarkëve dhe ka harruar pedagogët mjekët dhe infermierët.
Reagimi i Vokshit
Zbulohet mashtrimi i PD/ Si strehoi në një ndërtesë pa leje te Astiri, familje nga Dibra dhe Kukësi dhe i shiti si të prekur nga tërmeti
Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?
Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.