Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ishte sot në Korçë ku u takua me gratë dhe vajzat atje.
Vokshi ftoi ato të bashkohen me protestën e 13 prillit, teksa e quajti kryeministrin Edi Rama shkatërrimtar të shoqërisë shqiptare.
“Data 13 është më e rëndësishme, ta trondisim, t’ia marrim ne shpirtin Edi Ramës, sepse nëse ne gratë dalim, ju keni dalë të shumta në numër, por sikur të vini me motrat, vëllezërit dhe fëmijët në protestë dhe të jemi shumë e shumë në numër, tronditet edhe ai.
Siç iku ne Kukës, ju e patë u zhduk, iku me helikopter, ashtu mund ta përzëmë nga Shqipëria, nëse ne dalim dhe protestojmë e reagojmë,” deklaroi Vokshi.
Loading...