Albana Vokshi, ish-deputete e PD-së, ka reaguar lidhur me ato që i quan si mashtrimet e Edi Ramës dhe Rilindjes për modernizimin e Urgjencës mjekësore.
Në një postim në rrjet, Vokshi shkruan se makina urgjence të sajuara, pajisje që prishen çdo ditë, mungesa nga më elementaret, mjekë dhe infermierë që nuk kanë as një dhomë normale ku të rrinë, janë gjendja reale e Urgjencës.
Postimi nga Albana Vokshi
Dhe mashtrimet s’kanë të sosur…
Urgjenca e Modernizuar???
– Makina Urgjence të sajuara në Shqipëri
– Pajisje që prishen cdo ditë
– Mungesa nga më elementaret
– Mjekë e infermierë që nuk kanë as një dhomë normale ku të rrinë.
E sigurisht, askush nuk flet për Urgjencën e Tiranës që u zëvendësua një herë nga një Qender për Shëndetin mendor…
35,000-40,000 pacientë që më parë merrnin mjekimin në Urgjencën e Tiranës, falë “modernizimit” rilindas te urgjencës kombëtare, sot përplasen të gjithë në QSUT… duke krijuar një ngarkesë shpesh herë të panevojshme e të papërballueshme nga stafi mjekësor i QSUT…