Albana Vokshi reagon për skandalin e pagave: ‘Janë shpërndarë me urdhër të Edi Ramës’

Deputetja Albana Vokshi thotë se publikimi i database me pagën e qytetarëve shqiptarë është vijim i skandalit të patronazhistëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se janë shpërndarë me kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera ajo shkruan se SPAK duhet ta nisë hetimin për këtë çështje nga Rama.

Postimi i plotë i Albana Vokshit:

Skandali me publikimin e pagave, vijim i #skandalit të #patronazhistëve!

Janë të njëjtat lista, ato të #pazronazhistëve!!

Janë prodhuar, shpëndarë me urdhër të Edi Ramës. Janë përdorur nga të gjitha shtabet e kandidatëve të PS gjatë fushatës elektorale.

Me këto lista i është bërë presion e janë shantazhuar bizneset, punonjësit e tyre, punonjësit e administratës, mjekët, infermierët, mësuesit…të gjithëve…

E kam denoncuar që para zgjedhjeve të 25 prillit përdorimin e të dhënave personale: numrin e kartës së identitetit, email, numrin e celularit, adresa e shtëpisë, vendi punës, paga, mjeku familjes, check up, shkolla e fëmijëve, mësuesit e fëmijëve etj etj etj.

A mendoni që një operacion i tillë i grumbullimit të të dhënave nga të gjitha institucionet do të bëhej pa urdhër të Edi Ramës?

Janë të njëjtat lista! Ato të patronazhistëve!!!

Mbledhja dhe përpunimi i të gjitha të dhënave personale të të gjithë votuesve, është #kriminale!

Jo vetëm është në shkelje të:

– Kushtetutës, që garanton mbrojtjen e të dhënave personale

– Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale shqiptare;

– Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut që detyron shtetet që e kanë firmosur

Por hartimi i këtyre listave të patronazhistëve, është #kriminal pasi cdo qytetar, cdo votues, cdo familje shqiptare është vulnerabël, është e rrezikuat përballë shtetit, bandave, krimit…

#SPAK duhet të fillojë hetimin nga Edi Rama.

Nëse #SPAK do kishte reaguar prej kohësh, që kur denoncuam sistemin e patronazhistëve, shqiptarët sot do të ishin më të mbrojtur.

Loading...